NYPD: Mërzi, frikë e adrenalinë në rrugët e New York (FOTO)
Antonio Bolfo, oficer policie në New York, nisi të interesohej për të hyrë në trupën policore pas ngjarjeve të 11 shtatorit. Por sa më shumë binte në dashuri me punën e tij në polici, aq më shumë e fotografonte atë, për të sjellë imazhet e punës së përditshme.
Fotot e tij janë pjesë e një ekspozite, ku çdo qytetar ftohet për të hedhur një vështrim më afër punës së policisë dhe kostove emocionale të kësaj pune.









