Luanin me pistolete vret vellane 9- vjec
Kanë qenë duke luajtur me pistoletë dy fëmijë, kur vellai i madh 11- vjecar ka shtënë aksidentalisht mbi të voglin 9- vjeçar duke e lënë atë të vdekur. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në fshatin Nicaj, të komunës Shalë të Malësisë së Madhe në Shkodër. Viktima ka inicialet A.G ndërsa vëllai i tij N. G. Policia është e rezervuar në dhënien e detajeve të kësaj ngjarje pasi fshati Nicaj ndodhet në një zonë malore dhe është i pamundur komunikimi nëpërmjet telefonisë celulare.