E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bazilika e Linit mbulohet me heshtje mozaiku

Bazilika e Linit, një nga zbulimet e hershme të arkeologjisë dhe perlë e kulturës së lashtë së vendit tonë, ende qëndron e mbuluar me rërë që nga viti 2008, kur në të punoi një ekspeditë arkeologjike me qëllim që të kryente gërmime dhe mandej punime kurative për ta bërë të vizitueshme. Por nuk ndodhi kështu. Bazilika u mbulua me rërë dhe askush nuk di të thotë se pse ky mozaik me vlera të rralla që do të ndihmonte zhvillimin e turizmit nuk vihet në funksionim.

“Mozaiku nuk shfrytëzohet sa duhet. Të rrijë hapur sidomos në periudhën e turizmit të verës dhe me ato të ardhura që do të mblidhen aty, mund të bëhen shumë investime të tjera”-thotë Andon Shegani, kryeplak i fshatit Lin.
 
Lektori që është i punësuar në këtë bazilikë vetëm mban çelësin e   rrethimit të objektit dhe iu tregon vizitorëve të pakët nga jashtë së Bazilika e Linit është ndërtuar në vitet 491 – 517 dhe është shkatëruar në fund të këtij shekulli, në kohën e dyndjeve sllave, se është një mozaik  mjaft i bukur, i punuar me një cilësi të rrallë,me forma gjeometrike të larmishme dhe me figurina shpendësh.Për atë cka gjendet nën rërën konservuese vizitorët dëgjojnë si për një përrallë pa mundur të shohin asgjë.

Jorgjeta Gjançi        

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›