E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks udhetaresh. Ne Durres mberrijne 8 tragete ne dite

Në portin e Durrësit ka nisur fluksi i ardhjes së emigrantëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të Evropës. Mëngjesin e sotëm në port kanë mbërritur dy tragete njëri pas tjetrit, të cilët kanë sjellë në total rreth 1500 pasagjerë dhe 300 autovetura.

Udhëtarët që janë nisur nga portet e Italisë shprehen se procedurat që kryhen gjatë zbritjes së tyre janë kryer në një kohë të shpejtë duke shmangur vonesat. Burime nga policia kufitare kanë bërë të ditur se gjatë nje dite kryesisht në fundjavë mbërrijnë deri në 8 tragete me emigrantë.

Fluksi i emigranteve që kthehen për pushimet e verës pritet të rritet në ditët e fundit të korrikut dhe fillimin e muajit gusht.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›