E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luante me çiften e babait, fëmija vret pa dashje shokun 10-vjeçar

Përmet, 13 korrik, NOA Në një stan të malit Dhëmbel të Përmetit, një fëmijë ka humbur jetën pasi është vrarë me armë gjahu.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes janë nisur forcat e policisë të qytetit juglindor, ku kanë rezultuar se në një stan në afërsi të kishës së Shën Todhrit, fëmija i cili mbante inicialet V.O, me moshë 10 vjeç, nga fshati Varibob i Dëshnicës, ka humbur jetën si pasoje e plagëve të marra nga një çifte teke.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se fëmija që ka humbur jetën, është qëlluar nga pakujdesia duke luajtur me njëri-tjetrin nga një fëmijë tjetër 11-vjeçar, me inicialet E.M nga fshati Rapckë i Piskovës, të rrethit Përmet.

Të dy fëmijët kishin shkuar në mal për tu ndihmuar prindërve për bagëtitë, pasi prindërit e tyre ishin ortakë me njëri-tjetrin.

Ata në mëngjes kishin shkuar me bagëti dhe fëmijët i kishin lënë në stan, ndërsa të vegjëlit duke luajtur me njëri-tjetrin me armëm e gjahut, e kanë shkrehur pa dashje dhe për pasojë 10-vjeçari me inicialet V.O, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkaq, fëmija me inicialet E.M, është marrë në pyetje nga ana e policisë në prani të psikologut, prokurorit dhe të prindërve dhe më pas është lënë i lirë për arsye të moshës së mitur.

Më pas, është bërë sekuestrimi i armës së gjahut e cila është me leje në pronësi të babit të viktimës, kurse materialet iu kaluan prokurorisë së Përmetit për veprën penale të Vrasjes nga pakujdesia, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›