E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Beqja: Falenderojmë Berishën për varfërinë dhe papunësinë

Tiranë, 13 korrik, NOA Duke iu referuar shkurtimit të shpenzimeve në buxhetin e vitit 2010, selia rozë deklaroi sot se ky shkurtim erdhi vetëm se Sali Berisha, pranoi më në fund që Shqipëria është në krizë të thellë, por ende është i papërgjegjshëm që të pranojë ballas se është pikërisht ai dhe politika e tij që e zhyti vendin në këtë krizë, duke mos u kërkuar as falje qytetarëve shqiptarë.

Deputeti i PS-së, Ilir Beqja theksoi se është Berisha ai që zhyti vendin në borxhe dhe që mban të fshehtë të vërtetën ekonomike të vendit, të vërtetën që PS e bëri publikë qysh në dhjetorin e vitit të shkuar.

Duke iu referuar hapjes së vendeve të reja të punës, në sektorin privat, për të cilat foli në mbledhjen e grupit kreu i mazhorancës, Beqja deklaroi se ndërsa papunësia është rritur zyrtarisht me 100 mijë vetë, vetëm nga shkurtimi i buxhetit papunësia shtohet me plot 17 mijë të papunë të rinj.

Berisha flet për mijëra biznese të reja, por fitimet e kompanive janë më pak se vitin e kaluar, nënvizoi deputeti Beqja.

Duke iu referuar rritjes së investimeve direkte që deklaron kryeministri, deputeti i PS-së tha se në 6 muajt e fundit, importi i makinerive dhe pajisjeve ka rënë me 20 përqind.

Sipas PS-së, rritja ekonomike është injektuar nga rritja ligjore e akcizave, nga zhvlerësimi i lekut dhe nga një inflacion 6 mujor prej 3.9 përqind.

Beqja shpjegoi më tej se Kriza filloi vjet, sepse Berisha keqpërdori financat publike në funksion të krimit elektoral. Shpërdorimi i finacave u përcoll në ekonominë reale, në buxhetet familjare dhe në sistemin bankar. Për 1 vit u helmua i gjithë mjedisi ekonomik.

Nëse shqiptarët janë sot të papunë, më të varfër se më parë, më të pasigurtë ekonomikisht, për këtë duhet të falënderojnë Kryeministrin e qeverinë e tij, ku papërgjegjshmëria është kthyer në model qeverisjeje, përfundoi deklaratën e tij, nga selia rozë, deputeti Ilir Beqja.

mit/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›