E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Alibeaj: Pas 15 majit zgjedhim organet e reja drejtuese në PD, ndahemi një herë e mirë nga Berisha

Kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj gjatë prezantimit të listës së kandidatëve të kësaj force politike për këshillin bashkiak në Shkodër ka deklaruar se pas 15 majit PD-ja do t’i nënshtrohet procesit të zgjedhjeve të organeve drejtuesve.

Sipas Alibeajt, këto zgjedhje do ta ndajnë përfundimisht Partinë Demokratike nga Berisha dhe tradita e tij politike.

“PD pas 15 majit  do t’i nënshtrohet një procesi për zgjidhjen dhe zgjedhjen e organeve drejtuese te saj duke iu futur një procesi të gjere demokratik. Me rregulla të reja, me tradita të reja për të lene pas traditën Berishiste.

Për t’u ndare përfudimisht nga e kaluara dhe për te bërë një hap të ri. Per te lene pas gjuhën e urrejtjes dhe për të mundësuar një aleancë me shumë potencial për vitin 2025.

Me rastin e zgjedhjeve të 14 Majit, me këtë mobilizim që do duhet ta shfrytezojmë në maksimum unë ju ftoj që të shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve me besimin me angazhimin dhe përgjegjësinë e plote për misionin tonë”, është shprehur Alibeaj.  

Alibeaj tha se pas këtij procesi zgjedhor të brendshëm do të krijohet një formacion i ri politik që do të përfaqësojë vetëm të djathtën si ofertën e duhur politike për shqiptarët.

“Sot është momenti, tani, për t’i treguar Shqipërisë e për t’i treguar shqiptarëve si një detyrim moral ndaj asaj çka kemi kaluar që në 14 maj ta konsiderojmë si hapin e parë, gurin e themelit për krijimin e një formacioni të ri politik të djathtë i cili mund të perfaqësohet vetëm nga PD si një e mirë publike që e do dhe e kërkon e ardhmja e Shqipërisë dhe që do jetë vetëm PD, vetëm demokratët. Shumë faleminderit.

Zoti bekoftë shqiptarët, Shqipërinë. Para të gjithë së bashku, me një mision kaq të madh, duke votuar numrin 9 duke votuar PD”, ka theksuar Alibeaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›