E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lucio: Kam ëndërruar të luaj me Ibrahimovicin

Pas kalimit të tij nga skuadra gjermane Bayern Mynih për te Interi, mbrojtësi brazilian Lucio tashmë ka thënë fjalët e para si lojtar i kampionit të Italisë. "Jam shumë i lumtur që jam në njërin nga klubet më të rëndësishme në botë".
"Gjithmonë kam ëndërruar të jem lojtar i Mourinhos dhe të luaj krahas Ibrahimovicit". "E kam parë atë si luan dhe jam i lumtur që do ta kem shok skuadre dhe jo kundërshtar", u ka thënë Lucio gazetarëve.
Kapiteni i Kombëtares Braziliane ka mbërritur në aeroportin e Malpensës ,më pas do të kryejë edhe vizitat mjekësore do të firmosë kontratën 3 vjeçare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›