E Shtunë, 31 Tetor 2026

Honduras, protestuesit bllokojnë universitetin më të madh në vend

Mbështetësit e presidentit të rrëzuar Manuel Zelaya organizuan protesta të reja në rrugët e Hondurasit, duke mbyllur një universitet të madh dhe bllokuar rrugët tregtare, si shënjë e zemërimit të tyre për mospërmbushjen e kërkesës për rivendosjen e Zelaya në pushtet, përpara bisedimeve ndërmjetëse në fundjavë.
Studentët morën peng Universitetin Autonom në kryeqytetin hondurian Tegucigalpa, duke bllokuar portat dhe duke mos lejuar studentët e tjerë që të hynin.
Gabriel Alvarado ndjek universitetin dhe ai tha se protestuesit në brendësi të shkollës pretendojnë se punojnë atje, por nxënësit nuk i njohin ata.
" Shumë prej personave atje thonë se janë pjesë e stafit të universitetit, por ata nuk janë tyë tillë sepse ne i njohim njerëzit që jetojnë këtu", tha ai.
Alvarado tha se protestuesit janë duke shkelur të drejtat kushtetuese të studentëve të tjerë për edukim.
Kushtetuta e gjatë dhe e hollësishme e Hondurasit ka qënë në krye të mosmarrëveshjes midis Zelaya, i cili kërkoi të zgjeronte limitin konstitucional të përiudhës presidenciale dhe rivalit të tij Micheletti, i cili ka vënë në dukje se kushtetuta e ndalon një zyrtar për të propozuar një ndryshim në limitin kohor.
Debate ka shkaktuar krizën më të rëndë në Amerikën Qëndrore që prej Luftës së Ftohtë.
Presidenti i Kosta Rikës Oskar Arias do të ndërmjetësojë bisedimet të shtunën e 18 korrikut, midis përfaqësuesve të Zelaya dhe Micheletti, presidenti i përkohshëm i vendosur nga Kongresi pas grushtit të shtetit të 28 qershorit.
Pas raundit të parë të bisedimeve javën e kaluar, ende të papërfunduar, të dy palët janë të bllokuar me Zelayën i cili kërkon rivendosjen e tij të menjëhershme në pushtet dhe Micheletti i cili përjashton mundësinë që Zelaya të riktheht në detyrë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›