E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Trupat e dy vullnetarëve britanikë, të vrarë në Ukrainën lindore, u dorëzohen zyrtarëve ukrainas

Trupat e dy vullnetarëve britanikë të vrarë në Ukrainën lindore në muajin janar, janë gjetur dhe dorëzuar si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve me Rusinë.

Shefi i shtabit të Presidentit, Volodymyr Zelensky, tha se trupat e Chris Parry, 28 vjeç dhe Andreë Bagshaë, 47 vjeç, tani ishin në Ukrainë. Nuk është dhënë asnjë njoftim se kur trupat do t’i dorëzohen personelit të ambasadës britanike për t’u dërguar në shtëpi.

Familjet thanë se ata u vranë gjatë një misioni humanitar. Dy vullnetarët u panë për herë të fundit duke shkuar në qytetin Soledar më 6 janar. Familja e zotit Bagshaë tha se dyshja po përpiqej të ndihmonte një grua të moshuar kur makinat e tyre u godit nga një predhë.

Soledar kishte qenë fokusi i luftimeve intensive dhe muajin e kaluar, kur ushtria ruse pretendoi se kishte pushtuar qytetin ukrainas të minierës me kripë, pas një beteje të gjatë. Qeveria në Kiev e kundërshtoi pretendimin.

Pavarësisht luftimeve të vazhdueshme në Ukrainë, Andriy Yermak, shefi i shtabit të Ukrainës, tha se 116 ushtarë ukrainas ishin liruar të shtunën. Ai tha se të burgosurit e liruar përfshinin mbrojtës të Mariupolit, partizanë nga Kherson dhe snajperë nga Bakhmut, si dhe personel nga operacionet speciale.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se 63 ushtarakë ishin kthyer si pjesë e një “procesi kompleks ndërmjetësimi”. Ai tha se shkëmbimi përfshin njerëz të një “kategorie të ndjeshme”, falë ndërmjetësimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, megjithëse nuk dha ndonjë specifikim.

Ky është shkëmbimi i dytë i të burgosurve i kryer midis dy vendeve deri më tani këtë vit. Yermak tha se Ukraina po vazhdon përpjekjet për t’i sjellë të gjithë në shtëpi. BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›