Lufta/ Rusia dhe Ukraina kryejnë shkëmbejnë të burgosurit

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka bërë të ditur se 106 ushtarakë rusë të cilët mbaheshin robër janë rikthyer në Rusi.
Ushtarët do të fluturojnë në Moskë dhe do t’u sigurohet ndihmë mjekësore dhe psikologjike.
Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak konfirmoi se kishte një shkëmbim të të burgosurve duke thënë se 100 ukrainas u kthyen në shtëpi.
Ata përfshinin “ushtarakë, marinarë, roje kufitare dhe ushtarakë të Gardës Kombëtare”.
Ai tha se “mbrojtësit e Mariupol, Azovstal dhe Hostomel” të cilët u plagosën rëndë janë në mesin e të liruarve, duke shtuar se është përparësi kryesore për presidentin Volodymyr Zelensky që “të kthejë të gjithë njerëzit tanë”.
Shtabi Koordinues i Ukrainës për trajtimin e të burgosurve të luftës dha më shumë detaje për ushtarakët ukrainas që u kthyen.
“Si rezultat i një shkëmbimi tjetër të robërve të luftës, 80 meshkuj dhe 20 femra po kthehen në shtëpi. Nëntë prej tyre janë oficerë, të tjerët janë civilë dhe rreshterë. Kësaj radhe, 24 roje kombëtare, 22 roje kufitare, 22 përfaqësues të Marinës, 21 ushtarakë të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe 11 anëtarë të mbrojtjes territoriale u liruan”, bëri të ditur në kanalin Telegram, shtabi koordinues i Ukrainës.
Pothuajse gjysma e të burgosurve të liruar kanë lëndime të rënda, sëmundje ose janë torturuar. Më i riu nga të liruarit është 19 vjeç, transmeton CNN.
Në përputhje me Konventat e Gjenevës, Ukraina dorëzoi pesë të burgosur, të plagosur rëndë duke përfshirë të vetmen grua që u mbajt rob.
/rtsh.al/