Sulm me armë në një bankë në SHBA/ Mbeten të vdekur 5 persona, plagosen 7 të tjerë

Të paktën 4 persona kanë mbetur të vdekur dhe 7 të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një bankë në Louisville të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ngjarja ndodhi në Old National Bank në Louisville, Kentucky kur një person qëlloi me armë duke lënë të vrarë 5 persona dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur.
Autori më pas është përplasur me armë me policinë, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur.
Nga 7 personat e plagosur, dy janë në gjendje kritike. Njëri prej tyre është oficer policie i cili mebti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me autorin e ngjarjes, transmeton CNN.
Ndërkaq, policia po punon për të identifikuar të gjitha viktimat.
/rtsh.al/