Lufta antikorrupsion, Nisma Thurje: SPAK, partneri ynë strategjik për rotacionin politik!

Endrit Shabani i Nismës Thurje nuk ka asnjë dilemë, kur bëhet fjalë për të mbështetur Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Nëse partitë e tjera mund të kenë kritikë herë pas here, për kren e Nismës Thurje, SPAK është një mekanizëm i domosdoshëm për të ndryshuar realitetin politik në Shqipëri.
“Në Shqipëri, gara nuk është elektorale, ku fiton ai që ka idetë dhe njerëzit më të mirë, por është kriminale në disa dimensione. Nga hetimet e
SPAK kemi parë sesi grupet kriminale përfshihen në zgjedhje, si para të buxhetit përdoren për të bkerë votë. Prandaj gara nuk mund të jetë politike pa çmontuar rolin që krimi i organizuar dhe parëtë informale kanë në zgjedhje. Kjo nuk bëhet me votë, por përmes fuqizimit të drejtësisë. Prandaj kemi shpresë që SPAK-u do të na japë mundësinë që ne të garojmë politikisht. Kjo është arsyeja që ne e shohim partneritetin me SPAK-un si partneritet strategjik për t’i dhënë Shqipërisë rotacionin politik.”- tha Endrit Shabani në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”.
Zoti Shabani, i cili ka paraqitur së fundmi një kallëzim tjetër penal për koncesionin e Portit të Vlorës, shpreh bindjen se SPAK-u e ka nisur pjesën e tij për rotacionin politik. “SPAK-u është hapi i parë drejt rotacionit politik, nuk është hapi i fundit. Hapi i fundit është angazhimi i njerëzve të ndershëm, që nuk i blejnë votat, por bindin votuesit”- u shpreh Endrit Shabani i Nismës Thurje.
Ai nuk ka kritika për kreun e SPAK-ut Altin Dumani, as kur u pyet, nëse i sheh shqetësuese deklaratat e tij se “afërmendsh, gjykatat vendosin si
duam ne”. “Nuk përbën shqetësim, sepse mendoj që është nxjerrë nga konteksti. Siç e lexoj unë, prokuroria nuk shkon para gjykatës, nëse nuk është e bindur se provat janë te mjaftueshme për fajësinë e të pandehurit. Në këtë pikë, Dumani ka dashur të shprehë që puna e tyre është serioze dhe në momentin që paraqesin dosjen, gjykata s’ka ç’bën tjetër veç konstatimit të shkeljes së ligjit.”- tha për RTSH Endrit Shabani i Nismës Thurje.
/ rtsh.al /