E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta e CEZ me debitorët, Kukësi e Hasi bllokojnë rrugët

Kukes- Konflikti mes kompanisë CEZ dhe banorëve që nuk paguajnë energjinë elektrike ka marrë natyrën e një konflikti të pastër social tashmë. Banorët e Kukësit dhe Hasit i janë drejtuar natën e të martës bllokimit të rrugës nacionale, pasi CEZ ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike të Kukësit dhe Hasit. Shkak është bërë sulmi ndaj nënstacionit të Rexhepajt nga një grup prej rreth 150 banorësh. Sipas CEZ ata janë debitorë, prej vitesh nuk e paguajnë energjinë elektrike, dhe atyre u është ndërprerë energjia. Megjithëkëtë, ata kanë sulmuar nënstacionin duke u futur brenda tij. CEZ sqaron se për të shmangur ndonjë tragjedi nga kontakti me rrymën elektrike Brenda në nënstacion, e ka ndërprere furnizimin e nënstacionit me energji, derisa banorët të dalin. Por ata nuk kanë dalë dhe kjo ka provokuar reagimin e banorëve të tjerë që kishin mbetur ndërkohë pa energji, të cilët kanë edhe bllokimin e rrugës.

Prej vitesh banorët në Veri ishin mesuar me mospagimin energjisë, stimuluar kjo edhe nga amnistitë e herë pas hershmë te qeverive në prag fushatash elektorale, të cilët fitonin vota duke falur faturat e atyre që vidhnin energjinë e duke e shndërruar vjedhjen në traditë.

Tashmë shumë prej tyre, me pretendimin se janë të varfër nuk paguajnë ndërsa edhe pse malli elektricitet nuk është më pronë e shtetiti. Për këtë arsye CEZ ka nisur ndërprerjen e energjisë, shpesh duke bërë edhe ndëshkime kolektive e duke shkaktuar protesta.

Por situata tashmë duket ti keta dalë jashtë kontrollit, pasi as forcat e policisë nuk kanë përballuar sulmet e debitorëve.

Reklama publike e CEZ- Të vjedhës energji është krim që dënohet sit ë gjithë krimet e tjera duket se nuk ka efekt.

Ata që vjedhin duan sërish të furnizohen, ndërsa ata që ndëshkohen janë edhe ata që paguajnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›