Lufta e e-book-ut

Entuziazmi i përgjithshëm ndaj e-book-ëve nuk i kontaminon domosdoshmërisht shkrimtarët. E jo vetëm ata miliarderë si J. K. Rowling, që kurrë s’e ka fshehur mosbesimin e vet ndaj librit elektronik dhe që vetëm së fundi duket ta ketë pranuar (por, thuhet, me çmim shumë të lartë) të konvertohet në digjitalizim. Kërkohet maturi. Pak ditë më parë, thirrja për këtë maturi ka ardhur edhe nga Roberto Santachiara, njëri nga agjentët më të mëdhenj letrarë italianë: po presim të mos lejohen të drejtat digjitale të autorëve të teksteve, u ka shkruar autorëve të vet (mes italianëve: Wu Ming, Carlo Lucarelli, Roberto Saviano; mes të huajve: Stephen King, Thomas Pynchon, James Ellroy, Jefferey Deaver, Ian McEwan, James Hillman). E autorët janë pajtuar. Ngase, në këtë valle të mbiavancimit të e-book-ut ka diçka që ende nuk është thënë, e që do t’i penalizonte pikërisht ata që shkruajnë. Çka?
“Është shumë e thjeshtë”, thotë Santachiara. “Kam arsyetuar mbi ofertën më të mirë të marrë në lidhje me të drejtat e autorit për e-book. Një ofertë, përndryshe, standard: ngase pothuajse të gjithë ditorët, parasegjithash tri grupet e mëdha italiane, orientohen mbi të njëjtën hipotezë. Do të thotë: asnjë parapagim për autorin, dhe një royalty rreth 25%. Por mbi neton e defiskalizuar, jo mbi çmimin e download-it”.
Çka do të thotë kjo saktësisht?
“Ju jap një shembull. Nëse një e-book shitet për 10 euro, 20 % i shkon menjëherë zyrës Iva. Nga 10 kalojmë në 8. Nga këtu duhet të hiqet 30 %, apo 2.4 euro, për shpenzimet dhe zbritjet që iu bëhen distributorëve të rrjetit. Mbesin 5.6 euro. Apo, shifra mbi të cilën aplikohet royalty e propozuar. Autorit, pra, i shkojnë 1.4 euro të mjera të download-it. Deduktojmë se të gjithë do të fitonin më shumë se autori: pa të cilin s’do të kishte e-book, ngase, mirë ose keq, substanca e tërë biznesit është dhënë nga vepra letrare. Në një marrëveshje serioze, autori do të duhej të merrte 50 % dhe t’i ndajë fitimet neto me botuesin”.
Pra, autori do ta shihte t’i zvogëlohen royalties e veta për e-book, pavarësisht se ka më pak shpenzime objektive?
“Po. Jo vetëm që ka më pak shpenzime në prodhimin e librit, por para se gjithash s’ka mbetje dhe nuk ka administrim të një magazine. Një libër që shitet mirë në përgjithësi mund të bëhet një tregti negative për një editor nëse ka një numër të mbetjeve tejet të lartë. Me e-book-ët, botuesi nuk rrezikon asgjë. Një panoramë si kjo që po shkon duke u përvijuar është simptomë e një mungese absolute të projektualitetit. (...)
Pra e bashkëndani operacionin e Andrew Wylie, agjencia letrare e të cilit e ka prishur një marrëveshje me Amazonin për t’i shpërndarë në e-book autorët e vet?
“Besoj se rasti Wylie parashtron një problem serioz. Wylie është një agjent, e si i tillë duhet të jetë ndërmjetësues mes autorit dhe botuesit. Me këtë vendim, është sikurse ta kishte zënë vendin e vet botuesit, duke u paraqitur si konkurrent i botuesve të tjerë që botojnë e-book. E kjo s’është korrekte. Qoftë pra edhe me arrogancën e grupit të madh, bëhet logjike pozicionimi i Random House, që nuk e konsideron më Wylie-n si furnizues. Por ka diçka tjetër që duhet pasur parasysh: Wylie është pajtuar për publikimin e një pjese të autorëve të vet dhe titujve: Cikli i lepujve i Updike, Lamenti i Portnoy, Lolita. Tituj të njohur. Pra, Wylie shet të drejtat digjitale të veprave për të cilat një botues ka investuar më parë. Për këtë janë në mospajtim objektiv: duhet t’iu garantohet botuesve një opsion mbi të drejtat elektronike të titujve që i kanë tashmë në katalog, ngase kanë punuar dhe rrezikuar në ato tekste. Mendoj se autorët e publikuar nga botuesi janë një pronë e botuesit dhe është e drejtë t’iu mbetet. Çka nuk do të thotë të pranojnë çfarëdo oferte”.
Po nëse Amazon do t’ju ofronte 35.000 euro për një titull?
“Do të shkoja te botuesi në letër dhe do t’ia bëja të ditur ofertën, duke i kërkuar të pajtohet”.
Po sa i takon të drejtave digjitale të akorduara? Është përhapur fjala se sidoqoftë do të realizohet ebook-u i Gomorrës.
“Në rastin e Gomorrës, botuesi Mondadori ka legalisht të drejtë (kontratë e nënshkruar para se unë ta përfaqësoja autorin), sado që unë mund të shpreh një mendim negativ, ta botojë në ebook. (...)
E nëse një autor vendos të bëjë pa botuesin dhe agjentin? Ta marrim shembullin e amerikanit J. A. Konrath, që për ebook-ët e botuar përmes botuesit të vet në letër, Hyperion, fiton më pas 5.000 dollarë në vit, ndërsa, duke i shituar në Amazon, fiton gati 30.000.
“Por, megjithatë, Konrath ka qenë i botuar, më parë, nga Hyperion. Është e lehtë të vendosësh të vetëbotohesh përmes Amazonit kur veç ka qenë dikush që të ka botuar në letër. Dua ta shoh çka do t’i ndodhte një autori të panjohur nëse do të vendoste ta shiste romanin e parë në Amazon”.
Nuk iu beson ebook-ëve?
“Jo. Por duhet ende të kuptohen shumë gjëra. Jemi një vend me lexues të paktë, e ata pak lexues janë lexues të fortë që kanë si karakteristikë pasionin për objektin libër. E pranoj se nuk di ta parashikoj të ardhmen. Por sa i përket të tashmes kemi një problem, dhe të rëndë bile, të përhapjes së leximit” .
A ka krizë të librit, sipas jush?
“Shitjet janë mesatare. Ka disa libra që eksplodojnë dhe disa të tjerë që nuk shiten fare. Pra, maja të larta, vrima të thella, e pak gjëra në mes. Problemi i vërtetë i përhapjes së zbehtë të leximit është shkolla. Nëse shkatërrohet, siç po ndodh, është e vështirë të kemi gjenerata të ardhshme lexuesish. Një vend civil gjykohet nga shkollat dhe burgjet. Çdonjëri mund ta vlerësojë shkallën e qytetërimit të vendit tonë”.