E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron mbron kritikat ndaj Pakistanit

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka mbrojtur komentet kritike që ka bërë për Pakistanin ditën e mërkurë, duke thënë se ato ishin të sinqerta dhe të qarta.

Cameron theksoi se deklarata e tij nuk ka dëmtuar marrëdhëniet mes Britanisë dhe Pakistanit.

Vizita e Cameronit në Indi ka mbetur nën hijen e polemikës diplomatike në lidhje me Pakistanin.

Të mërkurën, Cameron akuzoi Islamabadin se po nxit eksportimin e terrorizmit.

Kjo deklaratë bëhet vetëm disa ditë pas një rrjedhje informative e dokumenteve të fshehta të ushtrisë amerikane.

Ato jepnin hollësi për lidhjet e dukshme mes shërbimeve të fshehta pakistaneze dhe kryengritësve talebanë në Afganistan.

Komentet kanë shkaktuar një reagim gjithë zemërim nga Komisionari i Lartë i Pakistanit në Britani, i cili akuzoi Cameronin se po dëmton perspektivën e paqes në rajon.

Gazetat britanike janë të mendimit se David Cameron ka shkaktuar një stuhi diplomatike me deklaratën e tij se Pakistani është ' eksportues i terrorit'.

The Times thotë se fjalimi i tij në Indi do jetë një 'provë e rëndë', për marrëdhëniet e Londrës me Islamabadin, ndërsa the Independent thotë se zyrtarët pakistanezë janë të nevrikosur.

The Guardian mendon se kryeministri duhet të ketë parasysh se marrëdhëniet e Britanisë me Pakistanin janë të rëndësishme, për sa i përket kthimit të forcave britanike nga Afganistani.

Por the Daily Telegraph e lavdëron zotin Cameron për këtë 'kthjelltësi të mirëpritur'.

Në anën tjetër, Pakistani ka shprehur pakënaqësinë lidhur me deklaratat e kryeministrit britanik, ku i bëhet thirrje Islamabadit të mos bëhet nxitës i “eksportit të terrorit”.

Komentet e Kamerunit u bënë në fillim të vizitës së tij në Indi.

Burimet zyrtare pakistaneze theksojnë se Cameron “ka zgjedhur të injorojë rolin e jashtëzakonshëm të Pakistanit” në luftën kundër terrorizmit.

Paraprakisht, India dhe Britania nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme për mbrojtjen dhe arritën një tjetër marrëveshje bërthamore, gjatë vizitës së Cameronit në këtë ish-koloni britanike.

Cameron udhëhoqi një delegacioni të madh tregtar të Britanisë në Indi.

Në një fjalimin që mbajti në firmën teknologjike në Bangalore, Cameron tha se do që marrëdhëniet mes të dy vendeve do të rezultojnë me rritje ekonomike dhe uljen e papunësisë.

Gjatë vizitës, India ra dakord të blejë 57 aeroplanë stërvitës, Hawk nga kompania britanike e mbrojtjes BAE, një marrëveshje me vlerë prej 800 milionë dollarë.

Po ashtu, Sekretari britanik për Biznesin, Vince Cable, i cili është pjesëtar në delegacion, bëri të njohur se kompanitë britanike do të lejohen të eksportojnë teknologji bërthamore për synime civile në Indi.

Marrëveshja është e ngjashme me një tjetër të arritur mes SHBA-së dhe Britanisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›