E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta e fshehtë e Putinit

Dagestani është një pjesë e Rusisë, për të cilën presidenti i sapozgjedhur i Rusisë, Vladimir Putin, nuk dëshiron të flasë. Në ndërkohë, Dagestani në heshtje po rrëshqet drejtë një lufte, siç ishte ajo, të cilën Putini e kishte udhëhequr me brutalitet në Çeçeni, në fillim të mandatit të tij të parë presidencial.

Oficerët me nervozë filluan të ngritin pushkët e tyre automatike, në momentin kur turma filloi të shtohet. Stacioni policor Kirovski, në kryeqytetin e Republikës së Dagestanit në Rusi, tashmë ishte i rrethuar. Por turma e hidhëruar nuk përbëhej nga militantë me mjekra dhe të armatosur në këtë rajon të dërmuar nga kryengritja, por nga femrat e mbuluara. Nuk është kjo turma e parë e hidhëruar, me të cilën janë përballur oficerët, por ishte kjo hera e parë që turma përbëhej vetëm nga femrat.

Me fytyrat e tyre të shënjuara nga pagjumësia, ato ju vërsulen stacionit, në kërkim të bashkëshortëve dhe djemve të mbyllur në qelitë në bodrum, ku mendohet se rrahën, apo edhe më keq, torturohen.

Duke klithur me tërë fuqinë, femrat kërkonin që policët të lejonin hyrjen e avokatëve të tyre në objekt. Duke dashur që të sigurohen që djali i arrestuar i njerëz prej këtyre femrave, Abdurahman Magomedov 19 vjeçar, i arrestuar vetëm disa orë më herët, nuk ishte në automjetin e policisë, femrat e bllokuan rrugën. Ato u kërcënuan se do të hedhin vetën në ajër, nësë autoritetet nuk ju përgjigjen kërkesave të tyre. Pas disa thirrjeve telefonike, me qindra meshkuj, të afërm të femrave të tubuara, u tubuan te stacioni i policisë dhe filluan të fotografojnë policët e uniformuar.

Kryengritja në Dagestan është përhapur nga Çeçenia fqinje, pas aksioneve të ndërmarra nga forcat ruse kundër kryengritësve në vitet e 90-ta. Gjatë viteve të fundit, rajoni ka përjetuar dhunë të paparë: forcat policore dhe njësitë speciale ruse kanë arrestuar me mijëra meshkuj myslimanë në gjithë Kaukazin e Veriut, gjë që detyroi me mijëra të rinj tjerë që t’i bashkohen kryengritjes. Me mijëra luftëtarë aktivë, kryengritja në Dagestan është tani kryengritja më e madhe e raportuar në Kaukaz.

Në Mahatchkala, hidhërimi është shtuar pas rrëmbimit të 17 personave nga ana e autoriteteve që nga fillimi i këtij viti. Dagestani ka filluar të nxehet, një lajm i keq për rajonin, në të cilin gjatë vitit të kaluar janë vrarë 254 policë rusë, numër ky shumë më i lartë se ai i ushtarëve të vrarë amerikan në Afganistan.

“Femrat duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të përgatisin për meshkujt e tyre”, ju përgjigjen policët në mënyrë sarkastike turmës së tubuar. Këto komente ishin edhe një goditje tjetër e rëndë për Zhanna Ismailovan. Dy nga pesë djemtë e saj janë rrëmbyer në muajin maj, rrëfen ajo. Persona me uniforma të zeza, të cilët u paraqiten si pjesëtarë të shërbimit rus, FSB, i morën atë, nën dyshimin se kanë bashkëpunuar me kryengritësit. Njëri nga dy djemtë e saj, Arslani 34 vjeç, ishte liruar pas dy ditësh dhe që nga ajo kohë po fshehët. Ai në trup kishte pasur shenja të torturës.

Pjesëtarët e FSB-së e kishin pyetur Arslanin për dy sulmet vetëvrasëse më 3 maj, si pasojë e të cilave u vranë 13 persona dhe u lënduan mbi 100 të tjerë në Mahatchkala. Djali më i ri i Ismailoves, Rashidi, ende është i zhdukur. “Brutaliteti dhe politika idiotike e Moskës janë arsyet për këtë luftë”, thotë Ismailova.

Dagestani është një pjesë e Rusisë, për të cilën presidenti i sapozgjedhur i Rusisë, Vladimir Putin, nuk dëshiron të flasë. Në ndërkohë, Dagestani në heshtje po rrëshqet drejtë një lufte, siç ishte ajo, të cilën Putini e kishte udhëhequr me brutalitet në Çeçeni, në fillim të mandatit të tij të parë presidencial.

“Në vend se të reformojë sistemin e gjyqësisë, në mënyrë që gjykatat e pavarura të përndjekin ata që po rrëmbejnë dhe po vrasin njerëz në këtë pjesë të Rusisë, Moska po emëron banditë, njerëz të njohur për të kaluarën kriminale, në pozicionet udhëheqëse të agjencive të sigurisë, të cilët në anën tjetër po i paguajnë shuma të mëdha kryengritësve, me qëllim që ata të kursejnë jetët e tyre”, thotë Gazhimurad Omarov, ish-pjesëtar i parlamentit të Dagestanit, i cili tani i është bashkuar opozitës.

Është ky një paradoks, të cilit Moska refuzon t’i adresohet. Përderisa Putin ka deklaruar zero-tolerancë për aktivitetet e militantëve në Dagestan, njerëzit e emëruar nga ai po i paguajnë para për mbrojtje kryengritësve, të cilët shpesh kanë vënë në shënjestër zyrtarët rusë.

“Heshtja dhe fshehtësia janë karakteristika të Putinit. Nuk na befason fakti se nuk kemi dëgjuar asgjë për strategjinë e tij, për t’i dhënë fund dhunës në Dagestan”, deklaroi aktivistja për të drejta të njeriut, Svetlana Ganushkina.

Rrethimi i stacionit policor Kirovski ishte vetëm edhe një episod i ri në kuadër të konfliktit të dhunshëm, për të cilin shumë rusë aq që kanë njohuri se po zhvillohet në shtetin e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›