E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjakderdhja në Siri nuk ka të ndalur

Aktivistët theksuan se trupat e Sirisë e kanë sulmuar me predha qytetin jugor Dara, duke vrarë së paku 17 persona.

Njëherësh, grupi sirian Vëzhgimi për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, thotë se me dhjetëra njerëz janë plagosur nga ky sulm.

Dara është qyteti ku në muajin mars të vitit të kaluar ka filluar kryengritja kundër regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Këto vrasje ndodhën pas tmerrit ndërkombëtar lidhur me vrasjen e civilëve ditën e mërkurë, në një sulm nga militantët besnikë dhe forcat e Assadit në fshatin Mazrat al-Qubeir.

Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara, që e vizituan këtë fshat, thanë se kanë parë gjak nëpër mure, kanë ndjerë erë të “mishit të djegur” dhe kanë parë dëshmi të “krimit të tmerrshëm” që ishte bërë, por nuk kanë qenë në gjendje t’i konfirmojnë raportet se afro 80 vetë janë vrarë atje.

Qeveria në Damask e ka mohuar përgjegjësinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›