E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania mposhtë Portugalinë

Njëri nga favoritët për ta fituar Euro 2012, Gjermania ka qenë i sigurte në ndeshjen e parë të Grupi B. Gjermanët mposhtën Portugalinë me rezultat minimal 1:0.

Në pjesën e parë, gjermanët kanë dominuar plotësisht përballë portugezëve, të cilët u munduan ta rrezikojnë portën e Manuel Neuer nëpërmjet kundërsulmeve.

Të përzgjedhurit e selektorit Joachim Low patën disa raste të mira shënimi por nuk arritën që ta dërgojnë topin në rrjetën e Rui Patricio.

Pavarësisht dominimit, portugezët kishin rastin më të mirë për shënim në minutën e fundit të pjesës së parë, kur mbrojtësi Pepe, me një gjuajtje të fortë, goditi tërthortën e Neuerit.

Edhe pjesën e dytë gjermanët e nisën furishëm duke kërkuar golin e epërsisë. Pas shumë përpjekjeve, gjermanët ia arritën qëllimit kur në minutën e 72’të Mario Gomez realizoi golin e epërsisë 1:0.

Pas golit të pësuar portugezët u vërsulën për ta barazuar rezultatin. Këtë mundësi e kishin në minutën e 88’të kur zëvendësuesi Silvestre Varela nuk arriti të realizojë gol të sigurt, pasi portieri Neuer priti goditjen e tij.

Pas Danimarkës edhe Gjermania me këtë fitore ka bërë një hap të mirë drejtë kualifikimit nga Grupi B.

Grupi B

Holanda - Danimarka 0:1

Gjermania - Portugalia 1:0

Tabela

1.Gjermania 3

2.Danimarka 3

3.Holanda 0

4.Portugalia 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›