Gasjellesi Trans-Adriatik perfundon studimi mjedisor
TIRAN- Nis puna ne terren per ndertimin e gazsjellesit Trans Adriatik. Projekti parashikon transportimin e gazit nga zonat gazmbajtese te vendeve te Kaspikut per ne Evrope duke kaluar nepermjet Shqiperise. Financuesit e projektit i kane dorezuar qeverise shqiptare raportin per studimin e ndikimit mjedisor dhe social te tij ne zonen ku do te kaloje.
Raporti parashtron afatet mbi te cilat do te realizohet projekti gjurma teknologjia qe do te perdoret per shtrirjen e tubacionit kapaciteti etj. Dorezimi i raportit te Vleresimit te Ndikimit Mjedisor dhe Social eshte hapi i pare deri ne fillimin e projektimit.
Gjurma
Gazsjellesi ka nje gjatesi rreth 520 kilometra dhe pritet te transportoje gazin nga fushat e gazmbajtese te Shahdenizit ne Azerbajxhan per me Europe. Pikenisja e projektit eshte Selaniku ku do te lidhet me nje gazsjelles ekzistues duke transportuar gazin nepermjet Shqiperise ne zonen e Brindizit Itali.
Gazsjellesi do te kaloje neper Shqiperi nepermjet Greqise duke hyre nga zona e Mirasit ne Korce. Pjesa shqiptare e gjurmes shtrihet per nje gjatesi te pergjithshme prej 209 kilometra deri ne bregdet ne afersi te zones se Hoxhares ne Fier.
Me pas gazsjellesi do te shtrihet ne det permes Detit Adriatik deri ne brigjet italiane. Ndryshe nga ai fillestar projekti aktual ka shmangur luginen e Vjoses duke ardhur disi me ne veri. Ky ndryshim eshte bere per shkak te pasurive natyrore qe mbart kjo zone si dhe terrenit me te pershtatshem qe ofron varianti i kalimit nepermjet lugines se Osumit.
Pas Mirasit gazsjellesi kalon ne orovode duke u shtrire deri ne afersi te Ures Vajgurore nepermjet lugines se lumit. Ai parashikohet te ndjeke linjen Pobrat Berat pergjate fshatrave te Fierit si Strum Mbrostar per te arritur ne Topoje. Ne afersi te kesaj zone do te ngrihen edhe stacionet e pompimit.
Te dhena teknike
I gjithe projekti paraprakisht mendohet te kushtoje rreth 1.5 miliarde euro fature e cila do te mbulohet nga kompanite financuese sic eshte zvicerania EGL norvegjezja Statoil dhe kompania gjermane E.ON Ruhrgas e cila eshte shtuar se fundmi projektit duke marre 15 per qind te tij.
Gazsjellesi parashikohet te kete nje kapacitet prej 10 deri ne 20 miliarde meter kub ne vit ne varesi te kerkeses. Tubacioni qe do te shtrihet ne toke do te kete nje diameter prej 1.2 meter ndersa ai ne det rreth 1 meter. Gjatesia do te varioje nga 8 deri ne 18 meter.
Pergjate gjithe gjatesise se tij ne toke ai do te jete i futur ne nje thellesi jo me te vogel se 1 meter kjo ne varesi te vendit ku kalon. Bashke me tubat do te shtrihet edhe nje fije kabulli optik i cili do te sherbeje per komunikimin gjate funksionimit.
Te dhenat e TAP
209 kilometra eshte gjatesia qe do te kaloje neper Shqiperi
1.5 miliarde euro eshte vlera paraprake e perllogaritur per gazsjellesin
10 deri 20 miliarde meter kub ne vit eshte kapaciteti transportues
Lufta per gazin si shmanget Shqiperia
TAP eshte i vetmi projekt gazsjellesi i cili ne gjurmen e tij parashikon qarte kalimin neper territorin e vendit tone ndersa te tjeret e shmangin Shqiperine. Jane edhe ty projekte te tjera gazsjellesish te planifikuar per te kaluar ne rajon per dergimin e gazit nga vendet e detit Kaspik apo ato te lindjes se mesme per ne Evrope.
Nabuko
Projekti i gazsjellesit Nabuko parashikon dergimin e gazit nga vende si Azerbajxhani dhe Uzbekistani per ne Evrope. Projekti kushton rreth 15 miliarde euro dhe kalon neper nje mori vendesh. Gazsjellesi fillon ne Turqi dhe kalon neper Bullgari Rumani Budapest dhe perfundon ne Vjene. Ne fakt gjurma e ketij projekti eshte ne diskutim pasi nje variant tjeter eshte perfshirja edhe e Serbise para se gazsjellesi te kaloje neper Austri.
Nje gjurme tjeter e cila do te perfshinte gjithashtu Serbine eshte edhe kalimi i tij nga Turqia ne Greqi e me pas te devijohet per ne veri duke kaluar permes Maqedonise ne Serbi Bosnje Kroaci Slloveni Austri.
South Stream
Gazsjellesi South Stream eshte nje projekt qe financohet nga gjiganti rus Gasprom ne bashkepunim me italianet e ENI dhe francezet e EDF. Ashtu si edhe Nabuko South Stream shmang territorin shqiptar. Gazsjellesi ka nje gjatesi totale prej 3 300 kilometrash.
Pika fillestare eshte Detin e Zi dhe me pas ndahet ne dy drejtime. I pari hyn ne Bullgari dhe nepermjet Serbise kalon ne Kroaci e Slloveni. Pika fundore parashikohet te jete ose Italia ose Sllovenia. Nderkohe linja e dyte pas Bullgarise kalon ne Greqi dhe nga ketu me nje devijim per te shmangur jugun e Shqiperise kalon ne Itali.