Lufta kundër urisë, sfida e mijëvjeçarit
Do të jenë më shumë se 60 krerët e shteteve dhe të qeverive që javën e ardhshme do të marrin pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Luftën kundër Urisë që do të zhvillohet në kryeqytetin italian. Kështu bëri me dije FAO, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, që ka prezantuar edhe një peticion ndërkombëtar kundër urisë. "World Food Summit", që do të zhvillohet nga 16 deri më 18 nëntor, do të diskutojë mbi strategjitë për rritjen e prodhimit bujqësor dhe çrrënjosjen e urisë, pasojat e së cilës i vuajnë sot më shumë se 1 miliardë e 20 milionë njerëz, gjysma e të cilëve në Azi dhe Paqësor.
Në vitin 1996, kur njerëzit që vuanin nga uria dhe kequshqyerja ishin 830 milionë, komuniteti ndërkombëtar fiksoi objektivin që numri i të uriturve të reduktohej përgjysmë deri në vitin 2015. Situata aktuale, më e keqja që nga viti 1970, sipas të dhënave të disponueshme, nuk duhet të na bëjnë të harrojmë se 31 nga 79 vendet e monitoruara nga agjencia kanë regjistruar një ulje të numrit të personave të paushqyer në krahasim me fillimin e viteve ‘90. Vetëm 17 vende kanë arritur objektivin për të ulur numrin e njerëzve që vuajnë nga uria. "Të luftosh urinë nuk është utopi, as një ëndërr, sepse kjo ka ndodhur në të kaluarën. Por të mendosh ta çrrënjosësh përfundimisht në këtë kohë krize ekonomike, pa një plan konkret, do të jetë e pamundur", tha drejtori i përgjithshëm i FAO-s, Jaques Diouf. Sipas tij një investim prej 44 miliardë dollarësh në vit në sektorin e bujqësisë mund të ndihmojë në zbutjen e kësaj situate, ku sipas UNICEF vuajnë edhe 200 milionë fëmijë.