Lufta kundër kanabisit, Gurdia Di Finanza: 62 misione fluturimi, 109 104 bimë të asgjësuara

TIRANË, 26 nëntor /ATSH-Marseda Qefalia/ Gjeneral Luigi Vinciguerra, përfaqësues i Guardia Di Finanaza, së bashku me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, në një konferencë për shtyp kanë prezantuar rezultatet e monitorimin nga ajri të territorit në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Duke folur me shifra, shefi i Repartit III të Operacioneve të Komandës së Përgjithshme të GdF, Gjeneral Brigade, Luigi Vinciguerra, tha se gjatë vitit 2024 sipërfaqja e monitoruar ka qenë 48.8% e territorit shqiptar, ndaj 42.9% që është realizuar vitin e kaluar.
“Rritja e monitorimit të misionit në 2024, kemi kaluar nga 152 në 185 orë nga 2022 në 2024”- tha Vinciguerra.
Përfaqësuesi i Guardia Di Fiananza tha se gjatë vitit 2024 janë zbuluar 109104 bimë narkotike, shifër kjo më e lartë se vitin e kaluar.
“Falë gjithë pajisjeve teknologjike, kanë bërë të arrihen këto rezultate. Misionet e fluturimit janë kryer nga personeli GDF në mënyrë autonome.
Rezultatet e vitit 2024, nëse do të fokusohemi me vëmendje tek dy vitet fundit, në 2023 kemi bërë 64 misione dhe kemi asgjësuar 108,282 bimë
Fushata e këtij viti, ka dy misione më pak, pra 62, por janë identifikuar më shumë bimë 109,104 bimë narkotike është nënvizuar një efikasitet më i madh. Rezultati bëhet më i rëndësishme, nëse llogarisin rritjen e sipërfaqes së monitoruar”- tha Vincinguerra.
Vincinguerra theksoi se tendenca e kultivimit të bimëve narkotike janë zonat veriore, ndërsa shtoi se ka një numër më të pakët të plantacioneve, por një përqendrim më të lartë të bimëve narkotike.
“Tendenca e viteve të fundit, organizatat kriminale të ndryshme kanë preferuar zonën e veriut. Tendenca ndaj kultivimit të kanabisit në zona të thella për t’u mbërritur ashtu sikurse u’a thash në zonën veriore të vendit. Ka një rritje të numrit të bimëve gjetura dhe të asgjësuar, por edhe një numër më të pakët të plantacioneve të përcaktuar, 1787 plantacione 2023, në 2024 janë evidentuar 595 parcela.
Ka një tendencë të re të organizatave kriminale, të cilat përdorin parcela më të vogla që janë më pak të gjetëshme, por më të dendura. Më pak hapësirë në dispozicion për kultivim por, mbjellje të bimëve në mënyrë më të ngjeshur. Është përqendruar kultivimi në vende më të vështira në sipërfaqe të thella malore”- tha Vincinguerra.
Sipas përfaqësuesit të Guardia Di Finanzza këto rezultate janë rezultat i punës së të gjithë aktorëve institucionalë në fushatën e monitorimit nga ajri, me qëllim për të goditur këtë aktivitet kriminal.
/a.f/