Lufta kundër kanabisit, pranga kryeplakut të fshatit
Bima narkotike është gjetur e mbjellur në tre parcela të cilat ishin disa metra larg stanit të familjes së kryeplakut të fshatit Koman, në Shkodër. Polici arrestoi dhe kultivuesin e kanabisit.
SHKODER- Në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimës kanabis sativa policia e Shkodrës ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Koman të komunës Temal, si dhe një banor të këtij fshati. Sipas policisë bima narkotike është gjetur e mbjellur në tre parcela të cilat ishin disa metra larg stanit të familjes së kryeplakut, Josif Gjonej 47 vjec. Në vendin e quajtur “Bjeshket e Komanit”. Policia sekuestroi gjithsej 600 rrënjë kanabis, të cilat më pas u dogjën.
Mbi kryeplakun rëndon akuzat e «shpërdorimit të detyrës » dhe « mos kallzimit të krimit » në lidhje me mos njoftimin për tre parcelat me kanabis të gjetura në territorin që ai mbulon si kryeplak. Policia arrestoi edhe shtetasin Aleks Gjonej 34 vjec për kultivim bimesh narkotike .
(s.g/BalkanWeb)