Sarandë, nën kontroll flakët në fshatin Qesaraj
Vihen nën kontroll flakët që përfshinë dje fshatin Qesaraj të Livadhjasë në Sarandë. Komisioni i Verifkimit po bën bilancet e dëmeve dhe raportin për dëmshpërblimin e tre familjeve, banesat e të cilëve u dogjën dje.
SARANDE- Janë vënë nën kontroll flakët që përfshinë dje fshatin Qesaraj të Komunës Livadhja të Sarandës. Në mbrëmjen e djeshme flakët dogën tre shtëpi dhe 1500 rrënjë ullinj. Mësohet se sot në mëngjes ka ende vatra zjarri aktive, por nuk janë të rrezikshme.
Irodhi Dalani, kreu i komunës Livadhja u shpreh sot në një komunikim telefonik për tv NEWS24 se flakët e zjarrit duken në zona shumë të thepisura me kullota dhe nuk përbëjnë rrezik për banorët.
Kreu i emergjenceva civile zoti Alfred Olli ka shkuar ne vendngjarje dhe Komisioni i Verifkimit po bën bilancet e dëmeve dhe raportin për dëmshpërblimin e tre familjeve, banesat e të cilëve u dogjën gjatë zjarrit te djeshëm. Disa makina zjarrfikëse ndodhen në gadishmëri për të ndërhyrë në cdo rast nevoje.
(s.g/BalkanWeb)