E Diel, 1 Nëntor 2026

Me 4 nëntor nis Gjykata Administrative. Nishani në KLD: Jo transferim gjytarësh pa vlerësim profesional

TIRANE-Presidenti i vendit Bujar Nishani zhvilloi sot një mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në cilësinë e kryetarit të KLD, Nishani i uroi ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço punë të mbarë si anëtari më i ri i Këshillit. 

Në fjalën e tij Presidenti garantoi se nuk do të ketë transferim të gjyqtarëve pa u bërë më parë vlerësimi i tyre profesional.
“KLD ka vendosur se nuk do të ketë transferim gjyqtarësh pa bërë më parë vlerësimin profesional të tyre. KLD me vullnetin e hekurt për të promovuar gjyqtarët më të mirë në pak se një vit kohe zgjidhi ngërçin e vlerësimit të gjyqtarëve të trashëguar gjatë viteve. Çdo transferim është bërë duke u vlerësuar profesionalisht shumë mirë. KLD ka vetëm një pakt atë të respektimit të ligjit dhe duke mos bërë kompromis me askënd dhe nën kurrizin e askujt”.

Sipas kreut të shtetit, KLD në transparencë të plotë, në bashkëpunim me ekspertizën më të mirë evropiane, e duke vepruar si organ i pavarur e profesional ka arritur që në një vit kohë të adaptojë praktikat më të mira, që në mënyrë direkete rrisin respektin e gjyqtareve dhe besimin publik.

“Në më pak se një vit kohë KLD zgjidhi ngërçin e vlerësimit profesional, atë gjyqtarëve të trashëguar prej vitesh”,- tha Nishani.

Presidenti garantoi se KLD do të bëjë gjithçka për transparencë në punën e gjyqtarëve.
“Kontrolli dhe balanca janë themelet e drejtësië dhe KLD do bëjë gjithçka që gjyqtarët të bëjnë diçka të tillë nëpërmjet vendimeve të tyre transparente”.

Gjithashtu, kryetari i KLD-së vlerësoi edhe punën e bërë nga ky institucion sezonin e kaluar duke theksuar se një prej prioriteteve të tij do të jetë mbrojtja e gjyqtarëve nga ndërhyrjet dhe presionet.

“KLD në rolin e tij si instrument kryesor për organizimin, kontrollin dhe garantimin e gjykatave të shkallës së parë ka rritur prekshëm performancën e vet. I përkushtuar në përmbushjen e detyrave funksionale KLD bën transparencë të plotë në bashkëpunim edhe me ekspetizën ndërkombëtare duke vepruar si një organ i pavarur dhe profesional ka arritur të adoptojë praktikat më të mira që në mënyrë të drejtëpërdrejtë rrisin respektin e gjyqtarëve dhe besimin ndaj publikut. KLD gjatë këtij vitit ka shqyrtuar 12 raste të procedimeve dispolinore të cilat kanë çuar në shkarkimin e 2 gjyqtarëve. KLD-ja do të bëjë gjithçka që gjyqtarët të rrisin besimin e publikut përmes vendimarrjeve të tyre transparente dhe profesionale” ka shtuar Nishani. 

Në fund të mbledhjes KLD miratoi që data 4 Nëntor të jetë data kur Gjykata Administrative të nisë nga puna. Po kështu KLD miratoi që do të merren parasysh aplikimet për gjyqtarë në këtë Gjykatë të re, ato aplikime që do të dorëzohen brenda datës 30 Shtator.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›