E Martë, 3 Nëntor 2026

Lufta kundër shfrytëzimit të fëmijëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, Rrumbullaku nënshkruan marrëveshjen

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore me organizatën jofitimprurëse OUR, me qendër në SHBA, dhe Qendrën Psiko-Sociale “Vatra”.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Policia e Shtetit, OUR dhe Vatra bien dakord të bashkëpunojnë në luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, duke ofruar informacionin e nevojshëm të lejuar ligjërisht për të ndihmuar në shpëtimin e fëmijëve dhe identifikimin e atyre që kanë rënë pre e trafikimit të qenieve njerëzore.

Rrumbullaku, theksoi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes dhe vlerësoi bashkëpunimin prej afro 25 vitesh me Qendrën “Vatra”.

“Bashkëpunimi në luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, nëpërmjet zbatimit të metodave të shkëmbimit të informacionit dhe praktikave më të mira, është në fokusin e vazhdueshëm të punës së Policisë së Shtetit, me ndërgjegjësim të plotë për rrezikun që paraqet ky fenomen. stabilitetin dhe sigurinë”, theksoi Rrumbullaku.

Po ashtu, ONE do të ofrojë mbështetje konkrete për ngritjen e qendrave të intervistimit të të miturve në shumë struktura policore në vendin tonë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›