E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta me Rusinë/ Papa i beson kardinalit misionin e paqes në Ukrainë

Papa Françesku i ka besuar Kardinalit Matteo Zuppi, Kryepeshkopit të Bolonjës dhe Presidentit të Konferencës së Ipeshkvijve Italianë, udhëheqjen e një misioni paqeje për të kërkuar shuarjen e konfliktit në Ukrainë.

Sipas drejtorit të zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, misioni synon të kontribuojë “në lehtësimin e tensioneve në konfliktin e Ukrainës, me shpresën se kjo mund të çojë drejt paqes, të cilën Ati i Shenjtë nuk e ka braktisur kurrë”, transmeton CNN. 

Në deklaratë thuhet më tej se Vatikani është ende duke menduar se si dhe kur Zuppi do të ndërmarrë misionin e tij për në Ukrainë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›