E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Situatë kritike në Bakhmut/ Shefi i Wangerit: E kemi marrë ne kontrollin, Kievi e mohon

Shefi i grupit ushtarak privat Wagner, Yevgeny Prigozhin pretendon se forcat e tij kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit të kontestuar prej kohësh Bakhmut në Ukrainën lindore.

“Operacioni për marrjen nën kontroll të Bakhmutit zgjati 224 ditë” tha ai në një video të postuar në Telegram, duke kërkuar të pretendonte një fitore përfundimtare për qytetin.

Ndërkaq, zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar, në një postim në Telegram më pak se një orë pas publikimit të pretendimit të mercenarëve rusë pranoi se situata në Bakhmut ishte “kritike”, por tha se trupat ukrainase ishin ende nën kontroll të territorit dhe se “kontrollojnë disa objekte industriale dhe infrastrukturore në zone”, transmeton CNN. 

Ndërsa forcat ruse kanë vazhduar përparimin e tyre të ngadaltë, gjatë dy javëve të fundit, forcat ukrainase kanë arritur të rikapin zona të vogla të territorit të mbajtur nga trupat ruse në veriperëndim dhe jugperëndim të qytetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›