Lufta me Rusinë/ Stoltenberg: Mbështetja për Ukrainën është duke u rritur

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka siguruar se vendet perëndimore nuk po lodhen në ofrimin e ndihmës për Ukrainën e cila ndodhet në konflikt me Rusinë.
Gjatë një aktiviteti në Oslo të Norvegjisë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se mbështetja për Ukrainën është duke u rritur.
“Të gjithë janë në gatishmëri demokracitë tona, në vendet e NATO-s dhe partnerët, për sa i përket aftësisë sonë për të mbështetur. Deri më tani, ne nuk kemi parë lodhje apo dorëzim,” tha Stoltenberg sipas CNN.
Shefi i NATO-s pohoi se ka ende “mbështetje të fortë ndërpartiake në të gjithë aleatët e NATO-s si në Evropë ashtu edhe në SHBA”.
Nga na tjetër ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu gjatë një telekonference me ushtrinë e rangut të lartë të vendit në Moskë shprehu shqetësimin se vendet perëndimore po dërgojnë më shumë furnizime me armë dhe pajisje në Ukrainë. Ai tha se “ky furnizim me armë rrezikon përgjigje nga ana jonë
“Dorëzimi i pajisjeve dhe armëve në Ukrainë po rritet. Ne monitorojmë vëllimet dhe rrugët e furnizimit dhe, nëse identifikohen, godasim”, tha Shoigu në një konferencë ushtarake të martën.
Ukraina ka marrë të paktën dy sisteme Patriot, një nga Shtetet e Bashkuara dhe një nga Gjermania, për të përmirësuar mbrojtjen e saj ajrore.
/rtsh.al/