E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Moska goditet nga dronët, Putin: Përpjekje për të frikësuar Rusinë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka reaguar për sulmet me dron të së martës në Moskë duke akuzuar Ukrainën se po përpiqet të frikësojë rusët.

Sipas Putinit në shënjestër të sulmit ishin civilët, sipas BBC.

Duke folur në televizionin rus, Putin tha se sulmi ishte një përgjigje ndaj asaj që ai e përshkroi si një sulm rus në selinë e inteligjencës ushtarake të Ukrainës ditët e fundit.

“Si përgjigje ndaj kësaj, regjimi i Kievit zgjodhi një rrugë tjetër, rrugën e përpjekjeve për të frikësuar Rusinë, për të frikësuar qytetarët e Rusisë dhe të sulmeve ajrore kundër ndërtesave të banimit. Kjo është padyshim një shenjë e aktivitetit terrorist. Ata po na provokojnë që të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë,” shtoi ai.

Sulmet në Moskë pasuan një sulm me dron gjatë natës në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në të cilin të paktën një person u raportua i vrarë.

Zyrtarët ukrainas thanë se mbeturinat e rrëzuara dogjën ndërtesat pasi mbrojtja ajrore e Ukrainës kapi më shumë se 20 dronë.

“Tre prej tyre u shtypën nga lufta elektronike, humbën kontrollin dhe devijuan nga objektivat e tyre të synuar. Pesë dronë të tjerë u rrëzuan nga sistemi raketor tokë-ajër Pantsir-S në rajonin e Moskës,” tha ministria.

Sulmet ajrore goditën disa nga lagjet më të njohura të Moskës. Zonat e goditura përfshijnë Leninsky Prospekt, një bulevard madhështor i krijuar nën Josef Stalin.

Një periferi e Moskës perëndimore ku ka një rezidencë Putin, së bashku me anëtarë të tjerë të elitës ruse, u godit gjithashtu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›