Lufta me Rusinë/ Ukraina ndërton mur në kufirin me Bjellorusinë

Ukraina po ndërton një mur, rreth 3 km, në kufirin me Bjellorusinë. Këtë e ka bërë të ditur Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit Kyrylo Tymoshenko. Tymoshenko deklaron se ekziston një kërcënim nga Bjellorusia, por se forcat atje ishin “në një pozicion pasiv”.
“Ukraina po ngre fortifikime dhe po pajis kufirin edhe në rajonet në kufi me territorin e Rusisë. Në very po ngrihet një mur në kufirin me Bjellorusinë. Hendeku, argjinatura, gardhi i betonit me tela me gjemba janë barriera inxhinierike që po ndërtohen. në Volyn. Kështu tashmë janë pajisur rreth 3 km të kufirit, puna është duke vazhduar”, tha Tymoshenko, ndërsa shtoi se punimet do të zhvillohen edhe në rajonet Rivne dhe Zhytomyr.
Kufiri i Ukrainës me Bjellorusinë është më shumë se 1000 km i gjatë.
/rtsh.al/