E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës-Mblidhet sot Këshilli i Sigurimit në OKB

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të martën, më 29 prill, për të shqyrtuar rritjen e fundit të sulmeve ruse ndaj Ukrainës.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha, ku Franca është presidentja aktuale e Këshillit të Sigurimit.

Franca thirri mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB takimin në përgjigje të shqetësimeve në rritje në lidhje me përshkallëzimin e fundit të sulmeve ruse ndaj civilëve.

Në javët e fundit, Rusia ka rritur përdorimin e dronëve dhe raketave në të gjitha qytetet ukrainase, edhe pse përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje paqësore për luftën vazhdojnë.

Nga ana tjetër, Ukraina ka përsëritur thirrjen e saj për një armëpushim të plotë dhe pa kushte, të cilin Moska deri më tani ka refuzuar ta pranojë.

“Ukraina është e përkushtuar ndaj përpjekjeve për paqe. Ne ramë dakord me propozimin e SHBA-së për një armëpushim të plotë 49 ditë më parë, por Rusia nuk e bëri”, tha Sybiha, duke iu referuar marrëveshjes të 11 marsit të arritur në Xheda.

“Ky është një tregues i qartë se kush është i interesuar për paqen dhe kush dëshiron të vazhdojë luftën”, shtoi ai.

Më 24 prill, një sulm me raketa ndaj Kievit vrau 13 persona dhe plagosi gati 90 të tjerë, duke shënuar sulmin më vdekjeprurës ndaj kryeqytetit në muaj të tërë.

Sybiha u kërkoi anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të mbështesin përpjekjet e Ukrainës për paqe dhe të denoncojnë atë që ai e përshkroi si fushatë të vazhdueshme dhune të Rusisë që synon civilët.

Këshilli i Sigurimit me 15 anëtarë, i cili përfshin pesë fuqi të përhershme – Kinën, Francën, Rusinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në – është i ngarkuar me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›