E Hënë, 2 Nëntor 2026

ISHP: Vaksinoni fëmijët ndaj fruthit! Mbulesa vaksinale me një dozë 81%. Prindërit shtyjnë vaksinën

Shpërthimi i Fruthit në vendin tonë gjatë muajve të parë të vitit shpjegohet vetëm me një argument : Mbulesa vaksinale ndaj kësaj sëmundjeje ra nën nivelin ideal që është ajo 95% .Autoritet shëndetësore thonë se aplikimi i vaksinës MMR me një dozë është në nivelet e 81%.

“Fatkeqësisht të dhënat mbulesës vaksinale për 2024 me një dozë janë në nivelin 81% ndërsa me dy doza në nivelin 91% . Për të mos krijuar shpërthim të fruthit mbulesa ideale e vaksinimit duhet të ishte 95%”, u shpreh Artan Simaku, specialist , ISHP.

Ajo që konstatohet nga të dhënat e ISHP është se prindërit të ndikuar shumë nga rrjetet sociale, mitet dhe rrymat antivaksinë e shtyjnë shumë në kohë dozën e parë të kësaj vaksine duke krijuar kështu hapësira për shpërthime dhe infektime

“Kjo shtyrje në kohë e vaksinimit, pra mosaplikimi në kohën e duhur të vaksinave , bën që fëmijët të jenë të ekspozuar ndaj infektimeve të mundshme dhe sëmundja e fruthit nuk është një sëmundje e lehtë. Ajo shkakton dëme të rënda si inflamacion të veshëve deri në dëmtim të dëgjimit, inlfamacion të mushkërive, encefalite, pra prekje të cipës së trurit , deri edhe humbje të jetës”, tha Simaku.

Ndaj hezitimit të prindërve mbi një lidhje të mundshme të vaksinës me autizmin autoritetet e shëndetit publik kanë këtë apel:

“Dëgjoni autoritetet shëndetësore, të dhënat shkencore, minsitrinë e shëndetësisë, Institutin e shëndetit public,qendrat shëndetësore dhe konsultoret ku vaksinoni fëmijët tuaj”, u shpreh specialisti ISHP, Artan Simaku.

Vaksina e Fruthit-Rubeolës dhe Shtytave aplikohet në dy doza , në moshën 1 dhe 5 vjeç.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›