Nje film per pasojat komplekse te gjakmarrjes

Niku nje 17 vjecar nga veriu i Shqiperise eshte ne klasen e fundit te gjimnazit. Ai ka rene ne dashuri me nje vajze dhe enderron qe me te mbaruar shkollen te hape nje kafene me internet. Edhe Rudina e motra e cila eshte 15 vjecare enderron te vazhdoje universitetin kur te perfundoje gjimnazin.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Niku Tristan Halilaj detyrohet te ngujohet
Por befas ndodh dicka qe do tua ndryshoje jeten dy te rinjve. Familja bie ne nje grindje per token dhe dhe i ati i tyre Marku akuzohet per vrasje. Niku dhe Rudina bien ne rrethin vicioz te gjakmarrjes.
Vajzat me te forta se djemte
Ndersa Niku i cili sipas kanunit duhet te rri i ngujuar bie ne
depresion Rudina e cila merr ne dore biznesin e te atit sa vjen e forcohet. Sindi Lacej e cila luan Rudinen e njeh kete situate nga afer. Ajo jeton ne Shkoder dhe ka pasur rastin te njohe shume bashkemoshatare te saj qe kane fatin e protagonistes 15-vjecare.
Rrethanat i detyrojne vajzat te behen me te forta se djemte sepse ato duhet te sigurojne mbijetesen e familjes. Edhe Rudina rritet dhe forcen qe ka nga brenda e nxjerr jashte u shpjegoi gazetareve te huaj Sindi Lacej ne konferencen e shtypit me rastin e premieres boterore ne Berlin. Prodhimi amerikano-shqiptar Falja e gjakut ishte filmi i fundit qe mbylli te premten 18.2. garen per Ariun e Arte te Berlinales.
Bildunterschrift Rudina Sindi Lacej le shkollen per te mbajtur familjen
Loje e natyrshme
Lacej doli para shtypit me nje vetekuptueshmeri dhe sovranitet thua se gjithe jeten e kishte kaluar neper skena. Ne fakt si Lacej ashtu edhe Tristan Halilaj e shume aktore te tjere te rinj qe luajne ne film nuk kishin dale ndonjehere para kamerave me pare. Muaj te tere regjisori amerikan Joshua Marston dhe kineasti shqiptar Andamion Murataj kishin kaluar neper audicione ne Shqiperi Kosove e Maqedoni derisa kishin gjetur kombinimin e pershtatshem te familjes.
Une e ndjeva qe ne momentin e audicionit se sa me perkushtim e kishte nisur punen Joshua. Ne Shkoder kishte gjetur femijet Nikun dhe Rudinen Driten e gjeti ne Kosove kolegen Ilire Vinca elaj dhe pastaj erdhi ne Maqedoni ku gjeti baben dhe pastaj filloi procesi i krijimit te kimise brenda nje familje - rrefen Refet Abazi i cili luan rolin e babait.
Si rralle ndonjehere me pare ne filmat shqiptare dialoget tingellojne me se te natyrshem. Kjo eshte jo vetem merite e lojes se aktoreve por edhe hulumtimit te gjate te Marston dhe Muratajt ne familjet e Shqiperise se veriut ku arriten te mblidhnin me qindra anekdota sidomos nga jeta e
te rinjve.
Bildunterschrift Marston gjate xhirimeve ne Shkoder
Karakter universal
Joshua Marston nuk donte te bente nje film per gjakmarrjen por per konfliktin mes te rese dhe te vjetres. Per mua eshte nje histori per konfliktet ndermjet brezave te rese dhe te vjetren. Ka pasur shume filma me pare per kete teme gjakmarrjen ne Shqiperi gjakmarrjen ne Kalabri apo ne vende te tjera por ato jane marre me fenomenin vete. Mua me interesonte konflikti ndermjet tradicionales dhe arkaikes sidomos ne nje shoqeri tranzicioni. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Regjisori Joshua Marston
Filmi i Marstonit keshtu i tejkalon kufijte e Shqiperise dhe merr karakter universal. Aty mund ta gjejne veten shume e shume te rinj qe behen pre e tradicionalizmit qofshin ata ne Shqiperi nga gjakmarrja ne Sudan nga gjymtimi i organeve gjenitale apo gjetke.Ne te gjitha keto raste ata bien ne situata absurde ku nga njera ane ndjekin traditen arkaike te prinderve te tyre dhe ne anen tjeter catojne nepermjet Facebook-ut me bashkemoshataret e tyre neper bote. Se sa komplekse eshte lufta ndermjet modernizmit dhe tradicionalizmit kjo eshte ajo qe ka dashur te tregoje regjisori amerikan. Kjo behet e qarte sidomos ne fund te filmit te cilin publikut shqiptar po ia leme ta zbuloje vete.
Autore Anila Shuka
Redaktoi Eliana Xhani