Marston Ariu i Argjendte i dedikohet Shqiperise

Fakti qe kete cmim po e ndaj me Andamionin me gezon vecanerisht. Sepse ai pasqyron me se miri bashkepunimin e mrekullueshem mes nesh. Per mua ky i dedikohet Shqiperise ndersa Andamioni ua dedikon shkodraneve pa te cilet ky skenar nuk do te ishte realizuar tha regjisori amerikan Joshua Marston mbas dhenies se cmimit te shtunen 19.2.2011 ne mbremje ne Berlin.
Filmi per prodhimin e te cilit pervec ShBA-se dhe Shqiperise kane dhene ndihmesen edhe Danimarka dhe Italia trajton pasojat komplekse te gjakmarrjes ne Shqiperine e sotme. Skenari i filmit eshte ndertuar ne baze te intervistave te shumta qe dy skenaristet zhvilluan gjate nje udhetimi njemujor ne Shkoder e rrethine.
Arinjte me te shumte te kesaj Berlinaleje regjia nen drejtimin e aktores Isabella Rossellini ia dha filmit iranian Nader dhe Simin. Festivali i 61-te nderkombetar i Filmit ne Berlin perfundon sot me diten e publikut ku nder te tjerash do te shfaqet edhe prodhimi gjermano-shqiptar Shqiptari. Aktori kryesor i tij Nik Xheililaj ne kete festival u nderua me cmimin promovues Shooting Star. Keta dy filma si dhe Amnistia e Bujar Alimanit bene qe prezantimi i pare i Shqiperise ne Berlinale te konsiderohet nje sukses i vertete.
Autore Anila Shuka
Redator Bahri Cani