Lufta ndërkombëtare e valutave
Është quajtur si “lufta e valutave” nga ministri i Financave të Brazilit, Guido Mantega. Ka filluar të quhet kështu që prej pranverës së vitit 2009, në kohën kur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të bliheshin titujt, duke shtypur monedha nga Federal Reserve. Ka qenë përsëri Mantega i cili këto ditë ka rikujtuar “Luftën e valutave”. Ministri brazilian ka ‘sulmuar’ Shtetet e Bashkuara të Amerikës për faktin se Banka qëndrore e udhëhequr nga Ben Bernake ka nxjerrë dollarë me një ritëm prej 40 miliardë dollarësh në muaj përderisa “të rregullohet rritja ekonomike”. Ndërkaq kanë reaguar edhe shtete të tjera. Është përgjigjur edhe Japonia që ka vendosur të rrisë programin e blerjes së titujve të shtetit për 10 mijë miliardë jen, afro 98 miliardë euro. Këto janë parë si masa mbrojtëse për monedhën japoneze dhe sidomos për ekportet e japonezëve. Pritet që të njëjtën përgjigje të japë edhe Banka angleze. Kështu ka filluar efekti flutur edhe për vendet emergjente. Është rasti i Perusë që ka filluar strategjinë e saj për të dobësuar monedhën sol, në të njëjtën vazhdë edhe një vend si Turqia ku është ulur taksa e interest, ndërsa qeveria kineze ka ulur taksën e interesit në muajin qershor dhe në muajin gusht madje ka shkuar më përtej me masat mbi infrastrukturën. “Injektimet e likuiditetit në javët e fundit dhe uljet e interesit që kanë kryer mjaft banka qëndrore botërore duket se japin idenë e një ndeshje shahu që mund të ketë efekte për ribilancimin e ekonomisë globale. Shtrohet pyetja për të kuptuar nëse është në akt një lufte? Ndoshta Federal Reserve ka reaguar më shpejt, e shtyrë nga presioni politik përpara zgjedhjeve. Pasojat mund të jenë të rënda nëse do të rritej presioni i inflacionit” – ka shpjeguar strategu Vinçenco Longo. Në këtë luftë valutash nuk ka munguar as angazhimi i vendeve të Bashkimi Europian. Por zgjidhjet në Europë janë më të buta. Në të vërtetë Europa kërkon të gjejë fajtorë tek vetja se tek shtetet e tjera. Një prej vendeve europiane është Italia, dhe padyshim presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti i cili ka theksuar se janë partitë politike që rregullojnë jetën e qytetarëve dhe për më tepër kanë për detyrë t’i trasmetojnë qeverisë “sensibilitetet e ndryshme të qytetarëve”. Në takimin me liderët e Internacionales demokratike të qendrës më tej Mario Monti, ka shtuar se: “Roli i partive politike është jetik në panoramën ndërkombëtare të ditëve të sotme. Nëse marrim themelimin e ndërtimit më të avancuar të botës, Bashkimin Europian, si mund të japim njjë bazë legjitimitetit demokratik? Varet natyrisht nga strukturat istitucionale, mendoj për Parlamnetnin Europian por edhe për linfën vitale. Po cila është kjo linfë që përçon sensibilitetet e ndryshme qeverive? Janë partitë politike. Dhe këtë e thotë një që ka një të tashme dhe një të ardhme pa parti politike”. Ndërkaq presidenti i ka thurur elozhe edhe kryeministrit grek Samaras i cili ka inkurajuar qeverinë e tij në drejtimin e konsolidimit të financave publike duke aplikuar reformat të cilat janë të nevojshme për të ristabilizuar rritjen ekonomike dhe për rritjen e punësimit. Sipas një note mbi takimin e presidentit të Këshillit të Ministrave të Italisë dhe shefit të qeverisë greke shkruhet se: “Takimi ka ardhur brenda kontakteve të shpeshta që liderët e eurozonës po kryejnë rregullisht për të diskutuar mbi zgjidhjet e mundshme. Presidenti (i Këshillit të Ministrave) Mario Monti dhe kryeministri Samaras kanë ritheksuar bindjen e tyre absolute për të shpëtuar integritetin e Eurozonës, stabilizimin e tregjeve dhe për të vazhduar në procesin e integrimit europian sipas linjave të diktuar nga raporti i presidentit Van Rompuy”. Ndërkaq vendet e prekura nga kriza kanë vazhduar me takimet e tyre. një ndër ta është edhe takimi mes qeverisë italiane dhe asaj iralndeze. Sipas tyre “Për të ruajtur stabilitetin e Eurozonës në mënyrë të gjatë duhet të ndiqet rruga e reformave”. Në të njëjtën kohë dy kryeministrat kanë qenë dakord për zbatimin sa më të shpejtë të vendimeve të Këshillit të Europës të datës 28 dhe 29 qershor. Natyrisht presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë ka çmuar progreset e bëra nga Irlanda në muajt e fundit që kanë bërë të mundur në korrikun e kaluar, kthimin e Dublinit në tregjet financiare ndërkombëtare.