E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha, në audiencën e liderëve me Papa Benediktin XVI

23-09-2012 / Gazeta 55

Ati i Shenjtë Benedikti XVI, i ftoi protagonistët e politikës evropiane që të shtojnë kontributin e tyre politik dhe institucional, në mënyrë që në fokus të përditshmërisë, të jetë kërkimi i së mirës së përgjithshme

Kryeministri Berisha së bashku me homologët europianë pjesëmarrës në delegacionin e Ndërkombëtares së Demokrateve te Qendrës u pritën në një takim të posaçëm nga Papa Benedikti XVI, në rezidencën e tij në kështjellën Gandolfo.
Në një audiencë private Papa Benedikti XVI pasi uroi mirëseardhjen politikanëve të djathtë, përshëndeti iniciativën dhe uroi politikanë e pranishëm të kenë një “thellësi në marrjen e vendimeve etike” në angazhimet politike dhe sociale. “Mungesa e  etikës, sidomos në fushën ekonomike, nënvizoi Papa Benedikti XVI, ka bërë të mundur krizën aktuale financiare. Ndaj, është urgjenca e një politike që të shikojë nevojat thelbësore dhe më të thella të njeriut dhe të mos japë zgjidhje të ngutshme, sipërfaqësore. Kontributi juaj politik dhe institucional që përfaqësoni nuk duhet të kufizohet vetëm te logjika e tregut, por të ketë në fokus kërkimin e së mirës së përgjithshme, që mbron të drejtat e patjetërsueshme të njeriut”.
Në këtë audiencë kryeministri Berisha u shoqërua edhe nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.     

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›