Zv.kancelari austriak shpëton një grua nga aksidenti
Zv.kancelari austriak, njëkohësisht ministër i Jashtëm i këtij vendi, Majkëll Spindeleger, në orët e vona të së premtes u bë dëshmitar i një aksidenti automobilistik. Sapo kishte parë se çkishte ndodhur, Spindeleger urdhëroi shoferin e tij të ndalojë. Më pas, numri dy i qeverisë austriake ka dalë nga makina dhe i ka ofruar ndihmë gruas 48-vjeçare, e cila kishte mbetur e bllokuar në makinën e saj pas aksidentit. Shefi i Diplomacisë austriake pastaj ishte personalisht edhe në spital për tu interesuar për reanimacionin e gruas së lënduar. Spindeleger tha se kjo nënkupton që secili duhet të ofrojë ndihmën e parë në rast të aksidentit, qoftë edhe zyrtar i lartë.