Lufta në Gazë-Diplomatët gjermanë dhe francezë nuk lejohen të hyjnë në Bregun Perëndimor

Bashkimi Evropian ka denoncuar një skandal duke shpjeguar se diplomatët gjermanë dhe francezë janë bllokuar dhe nuk janë lejuar të hyjnë në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor në Izrael.
Sipas Bashkimit Evropian, dy diplomatët ishin nisur për të hyrë në qytet pasi do t’i jepnin një çmim aktivistit të shquar të të drejtave palestineze Issa Amro, kur ata u ndaluan në një pikë kontrolli.
“Veprime të tilla pengojnë përpjekjet diplomatike dhe shkelin protokollet e vendosura”, poston misioni i BE-së në Autoritetin Palestinez në X.
/rtsh.al/