E Martë, 3 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë/ Gjermania 1 miliard euro shtesë

Në një njoftim të fundit, Gjermania ka bërë publike një pako të re ndihme për Ukrainën, me një vlerë prej rreth 1 miliard eurosh. Ministria e Mbrojtjes gjermane ka specifikuar se kjo pako përfshin pajisje për mbrojtje ajrore, armë dhe makina ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes gjerman, Boris Pistorius, tha se kjo ndihmë do të fokusohet në furnizimin e Ukrainës me mbrojtje ajrore, municion dhe tanke. Ky veprim synon rritjen e gatishmërisë operacionale të forcave të armatosura ukrainase për muajt në vijim.

Në pako përfshihen sisteme raketore Patriot, sisteme të tjera si IRIS-T, tanket Gepard dhe makina ushtarake. Gjithashtu, Gjermania do të ofrojë pajisje makina ushtarake në vlerë prej 20 milionë eurosh.

Ky veprim i Gjermanisë vjen në kontekstin e kundërofensivës së Ukrainës në jug dhe lindje, pas pushtimit rus që ka filluar në shkurt të vitit të kaluar. Megjithëse kjo kundërofensivë po zhvillohet, është vërejtur se ajo po avancon më ngadalë seç pritej. /REL/

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›