E Martë, 3 Nëntor 2026

Lulëzon në platformën X (Twitter) keqinformimi për luftën Izrael- Hamas

Platforma e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, thotë se po përpiqet të ndërmarrë veprime ndaj një vërshimi postimesh që shpërndajnë media grafike, fjalime të dhunshme dhe sjellje urrejtjeje, në lidhje me luftën e fundit midis Izraelit dhe Hamasit.

X tha se po e trajton krizën me nivelin e saj më të lartë të përgjigjes. Por grupet e jashtme mbikëqyrëse thonë se dezinformatat rreth luftës janë të shumta në platformën që miliarderi, Elon Musk bleu vitin e kaluar. Vetë Musk ka rekomanduar llogari jo të besueshme që postojnë në lidhje me luftën. 

Shkurtimet e vendeve të punës nga ana e tij që nga marrja e Twitter-it vitin e kaluar, kanë lënë më pak njerëz për të ndërmarrë veprime ndaj postimeve që shkelin politikat e platformës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›