Lufta në Ukrainë, Gjermania i përgjigjet SHBA: I takon Kievit të vendosë se kur do të zhvillojë bisedime me Rusinë

Qeveria gjermane i ka dhënë një “përgjigje” Shteteve të Bashkuara në lidhje me kërkesën ndaj Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që të tregojë gatishmëri për dialog me Rusinë. Një zëdhënës i qeverisë gjermane këtë të hënë se i takon Ukrainës të vendosë se kur do të zhvillojë bisedime me Rusinë, duke shtuar se Moska gjithashtu heziton t’i bashkohet tavolinës së negociatave.
Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar Ukrainën që të sinjalizojë se është e hapur për bisedime me Rusinë, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bllokoi negociatat ndërsa presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet. Presidenti amerikan, Joe Biden i ka bërë thirrje Volodymyr Zelensky të tërhiqet nga mohimi i tij publik për bisedimet me Rusinë.
Nxitja amerikane nuk synon të detyrojë qeverinë ukrainase të ulet në tryezën e bisedimeve, por është një lëvizje e llogaritur që synon që Kievi të ruajë mbështetjen e vendeve të tjera./ CNN.gr
/rtsh.al/