E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë, Hungaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Hungaria do të hyjë në një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të luftës në Ukrainë, raporton CNN. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri hungarez Viktor Orban i cili përmes një statusi në rrjete sociale shprehet se ky vendim vjen si masë për të mbrojtur sigurinë financiare të familjeve hungareze.

“Hungaria duhet të qëndrojë jashtë kësaj lufte dhe të mbrojë sigurinë financiare të familjeve. Për ta bërë këtë, ne kemi nevojë për hapësirë ​​për manovrim dhe aftësi për të vepruar menjëherë,” tha Orban. 

Gjendja e jashtëzakonshme është vendosur të hyjë në fuqi duke filluar nga mesnata me orën lokale të së mërkurës.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Hungaria aktivizon një gjendje të jashtëzakonshme. Një projekt-ligj u miratua gjatë pandemisë Covid-19 në Mars 2020 që lejoi Orban të qeverisë me dekret. 

Hungaria gjithashtu kohët e fundit shprehu kundërshtimin e saj ndaj një propozimi nga Bashkimi Evropian për të ndaluar importet e naftës ruse, duke thënë se nuk do ta mbështesë një masë të tillë. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›