Mattarella pranon dorëheqjen e Draghit, Italia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Presidenti i Republikës Sergio Mattarella priti sot në mëngjes në Palazzo del Quirinale, Kryeministrin Mario Draghi, i cili pasi raportoi për diskutimin dhe votimin e djeshëm në Senat, përsëriti dorëheqjen e tij.
Presidenti i Republikës e ka pranuar dorëheqjen, ndërsa qeveria mbetet në detyrë për trajtimin e aktualitetit, kështu deklaron Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës Ugo Zampetti në një video nga Quirinale. Quirinale bëri të ditur se Mattarella ka thirrur pasditen e sotme kryetarët e Dhomave dhe Senatit, “në zbatim të nenit 88 të Kushtetutës ”, për të komunikuar shpërndarjen e tyre. /rtsh.al/