E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndryshimet klimatike po bëjnë që oqeanet të ndryshojnë ngjyrën

Ngjyra e oqeanit ka ndryshuar ndjeshëm gjatë 20 viteve të fundit dhe ndryshimet klimatike ka të ngjarë të jenë përgjegjës, sipas një studimi të ri.

Më shumë se 56% e oqeaneve të botës kanë ndryshuar ngjyrën në një masë që nuk mund të shpjegohet me ndryshueshmërinë natyrore, tha një ekip studiuesish, i udhëhequr nga shkencëtarët nga Qendra Kombëtare e Oqeanografisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Instituti i Teknologjisë në Masaçusets në SHBA.

Në veçanti, oqeanet tropikale afër ekuatorit janë bërë më të gjelbër në dy dekadat e fundit, duke reflektuar ndryshimet në ekosistemet e tyre, sipas studimit të botuar të mërkurën në revistën Nature.

Ngjyra e oqeanit rrjedh nga materialet që gjenden në shtresat e sipërme të tij. Për shembull, një det blu i thellë do të ketë shumë pak jetë në të, ndërsa një ngjyrë jeshile do të thotë se ka ekosisteme atje, të bazuara në fitoplankton.

Fitoplanktoni përbën bazën e një rrjete ushqimore e cila mbështet organizmat më të mëdhenj si peshqit, zogjtë e detit dhe gjitarët detarë.

Ndërsa studiuesit janë ende duke punuar për të zbuluar saktësisht se çfarë nënkuptojnë ndryshimet, ajo që është e qartë, është se ndryshimet po nxiten nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu citon CNN.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›