E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti Begaj nis të enjten një vizitë zyrtare në Slloveni

Me ftesë të presidentes së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj do të zhvillojë në datat 13-14 korrik 2023, një vizitë zyrtare në Slloveni.

Në qendër të bisedimeve me Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, do të jenë bashkëpunimi dypalësh, me fokus të veçantë bashkëpunimin ekonomik, integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe efektet e agresionit rus në Ukrainë për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm.

Presidentët Begaj dhe Pirc Musar do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp, mbi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe rezultatet e pritshme të kësaj vizite në marrëdhëniet dypalëshe.

Përveç, ceremonive zyrtare dhe takimeve me Presidenten Pirc Musar, Presidenti Begaj, do të zhvillojë takime të veçanta edhe me Kryeministrin e vendit, Dr. Robert Golob, si dhe Kryetaren e Asamblesë Kombëtare, znj. Urshka Kakoçar Zupançiç.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›