E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë, Macron: Paqja nuk do të ndërtohet mbi poshtërimin e Rusisë

“Paqja nuk do të ndërtohet mbi poshtërimin e Rusisë”, kështu ka deklaruar sot Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Duke folur për luftën në Ukrainë, nga Strasburg në Konferencën për Ardhmërinë e Evropës, Macron përmendi edhe anëtarësimin e Ukrainës në BE, proces për të cilin tha se do të duheshin vite.

“Ukraina me luftën dhe guximin e saj është tashmë sot një anëtare e zemrës së Evropës sonë, e familjes sonë, e Bashkimit tonë. Por edhe nëse do t’i jepnim statusin e vendit kandidat nesër, dhe shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt, ne të gjithë e dimë shumë mirë se procesi që do t’i lejonte ata të bashkoheshin do të zgjaste disa vite, ndoshta dekada“, tha Macron, shkruan ‘La Republica‘./ rtsh.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›