E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë, Moska: Jo bisedime të drejtpërdrejta Putin-Zelensky! Nuk funksionon kështu

Lufta në Ukrainë ka mbushur ditën e 90-të, ndërsa Moska po “studion” planin e paqes për Ukrainën që ka mbërritur në OKB nga Italia, por ende nuk ka bërë asnjë koment mbi të. Ashtu siç nuk ka ende asnjë reagim edhe nga kancelaritë europiane.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti se vendi i tij nuk ka rrugëdalje dhe se lufta do të përfundojë me fitoren e tyre. Kievi ka deklaruar se takimi për t’i dhënë fund luftës do të jetë vetëm mes Zelenskyt dhe Vladimir Putin. Por një gjë e tillë nuk është pranuar nga Rusia.

“Një përpjekje e thjeshtë për marrëdhëniet me publikun”, i konsideroi këto deklarata Dmitry Polyansky, zëvendësi i parë i të dërguarit rus në Kombet e Bashkuara.

Nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se Rusia po rrit intensitetin e operacioneve të saj në Donbas dhe se po përpiqet të rrethojë qytetet Severodonetsk, Lyschansk dhe Rubizhne./ Corriere.it

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›