E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ukraina hedh poshtë armëpushimin që përfshin dhënien e tokës

Kryenegociatori ukrainas, njëherësh këshilltari i Zelenskyt, Mykhaylo Podolyak, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se Kievi ka hedhur poshtë çfarëdo armëpushimi me Rusinë, që përfshin dorëzimin e ndonjë pjese të territorit ukrainas.

“Lufta nuk do të përfundojë”, ka thënë ai, në rast të ndonjë marrëveshjeje të tillë.

“(Marrëveshja e tillë) vetëm do të ndalonte për pak konfliktin. Ata do të nisnin ofensivë të re, edhe më të përgjakshme”.

Zelensky ka thënë po ashtu së fundi se lufta në Ukrainë përfundon vetëm “përmes diplomacisë”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›