Jo vetëm vitamina C, arsyet pse duhet të konsumoni një portokall çdo ditë

Me origjinë nga Kina dhe Azia Juglindore, këto fruta dimri u importuan në Evropë në shekullin e 14-të nga marinarët portugez.
Kur flasim për përfitimet e agrumeve, gjëja e parë që të vjen ndërmend është vitamina C, por ky nuk është përfitimi i vetëm i tyre.
Portokallet janë gjithashtu të pasura me kalium, koline, vitaminë A, fibra, acid folik, vitamina B dhe një sërë antioksidantësh.
Mosha rrit gjasat e zhvillimit të degjenerimit makular, i cili mund të shkaktojë humbje të shikimit dhe madje verbim.
Një studim 15-vjeçar i publikuar në vitin 2018 zbuloi se konsumimi i rregullt i portokalleve mund të zvogëlojë rrezikun e degjenerimit makular deri në 60%.
Sipas këtij studimi, edhe një portokall në javë bën ndryshim.
Vitamina C ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrudhat e parakohshme dhe rrit sintezën e kolagjenit, i cili është thelbësor për ndërtimin e indit lidhës, shërimin e plagëve dhe ruajtjen e lëkurës së lëmuar dhe të shëndetshme.
Portokallet përmbajnë jo vetëm shumë lëngje, por edhe shumë fibra, një kombinim i shkëlqyer për ata që duan të humbin peshë dhe të mbajnë nën kontroll sistemin e tyre tretës.
Portokallet lidhen kryesisht me lëngun e shtrydhur të freskët por ekspertët mendojnë se është më e shëndetshme të hani fruta të plota, sepse ato ofrojnë të gjitha vitaminat, mineralet dhe fibrat që ju nevojiten.
/rtsh/